Fjalë Kyçe

Policia gjen një revole dhe një thikë tek një person në Barilevë

Policia gjen një revole dhe një thikë tek një person në Barilevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë po zhvillon aktivitetet e saj për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Si rezultat në fshatin Barilevë në kuadër të veprimeve operative nga ana e zyrtarëve policor janë gjetur dhe sekuestruar:

– një revole e tipit “Zoraki”; si dhe

– një thikë.

Me këtë rast është shoqëruar për në stacionin policor edhe një person i dyshuar.

Ndaj tij në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.