Fjalë Kyçe

Përfshihet nga zjarri një lokal në Ferizaj

Përfshihet nga zjarri një lokal në Ferizaj

Një lokal me pajisje elektronike në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri në rrugën “Emin Duraku” të Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e veta, zjarrfikësit kanë arritur që ta shuajnë zjarrin.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se rasti është duke u hetuar, gjersa ende nuk dihet për vlerën e dëmit të shkaktuar.