Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, është tërhequr nga fushata zgjedhore për shkak se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Këtë lajm e ka dhënë vetë ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ku edhe ka shpjeguar se komunikimin me qytetarët do ta mbaj nga distanca.
Postimi i plotë i Shalës:
Të dashur miq,
Pas disa shqetësimeve shëndetësore të një dite më parë sot bëra një vizitë mjekësore, ndërkohë që mjeku konstatoi një gjendje jo të mirë dhe urgjentisht më rekomandoi pushim të detyrueshëm.
Duke qenë se shqetësimet e mia janë të ngjashme me një ftohje të zakonshme dimërore, megjithatë më është rekomanduar ta kryej edhe testin për Covid 19.
Duke qenë në një situatë të tillë unë vlerësojë se menjëherë duhet të tërhiqem nga fushata zgjedhore, ndërkohë do të vazhdojë të komunikoj me ju nga distanca.
Duke ju dëshiruar të gjithëve shëndet, ju sigurojë se sapo të njoftohem më në detaje rreth gjendjes sime shëndetësore, bashkë do t’i vazhdojmë agjendat e parapara.
Një falënderim të veçantë e kam edhe për mjekët të cilët po e kryejnë punën me etikë të lartë humane dhe profesionale!
I juaji: Ferat Shala!