Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se një aktivist i VV’së e kishte qëlluar me shuplakë Bajram Kinollin në Tiranë.
Ahmeti thotë se ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërkohë që tregon se si ndodhi kjo ngjarje.
“Një aktivist ja ka pas fut shuplakë Bajram Kanollit, Kafus pasi ishte duke kënduar një këngë serbe në Tiranë. Ka mujt me i ndhdohë gjithkujt. Pastaj dolën këta pseudo liberal dhe filluan ta thirrnin Albinin një ka një. Kafuja ka qenë anëtar i VV’së. Ka pasur kartelë. Une me mujt këndoj me të. E ka pasur një qasje të mirë. Shkoi të këndojë por ja futën shuplakë. Por publikisht Albini nuk i kërkoi falje. Ndoshta privatisht po. Por nuk ka lidhje kjo. Bulliqi bëri gabim dhe ra në provokim”, tha ai.
Tutje ai ka thënë se VV ka krijuar hegjemoni dhe gjithçka brenda kontekstit të tyre konsiderohet si e drejtë. “Sot s’ta ngon kërkush edhe pse mundet me pasë mirë”, tha ai për Dardan Molliqajn i cili po tregohet kritik i madh i VV-së.