Reims është duke u përballur me skuadrën Lens në kuadër të xhiros së 25-të të Ligue 1.
Arbër Zeneli i ka dhënë avantazhin skuadrës së Reims ndaj Lens që po zhvillohet në kuadër të xhiros së 25-të të Ligue 1, transmeton lajmi.net.
Zeneli shënoi në min (12′), për ti dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Për Zenelin, ky është goli i dytë në 16 paraqitje të tij në Ligue 1 me skaudrën e Reims, ai është rikthyer nga lëndimi dhe shpresojmë që të gjejë formën më të mirë sepse padyshim që i duhet Kosovës në ndeshjet e marsit.
Tani, Reims është duke avancuar me golin e kosovarit, ndërsa Valon Berisha nuk është paraqitur në këtë takim.
https://twitter.com/i/status/1360655195567501315