Interi do të kërkojë ta marrë kreun e Serie A, por do t’i duhet ta kalojë skuadrën më në formë në vitin 2021 në Itali, Lazio, për ta arritur këtë.
Interi është nikoqir i Lazios në San Siro, për ndeshjen e javës së 22-të që nis në orën 20:45, raporton Gazeta Express.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është lënë në stol pasi trajneri i Lazios Simone Inzaghi ka vendosur të luajë me dyshen e zakonshme Ciro Immobile dhe Joachim Correa.
Skuadra e Antonio Contes është e vetëdijshme se pas humbjes së Milanit kundër Spezias dhe Juventusit kundër Napolit, do të bëhet lider i ri në Serie A nëse e mposht Lazios.
Por për ta arritur këtë, zikaltërve do t’iu duhet të djersiten mirë e mirë, sepse skuadra e kaltër nga kryeqyteti i Italisë i ka fituar shtatë ndeshjet e fundit.
Formacionet zyrtare:
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic; Lautaro Martinez, R Lukaku
Lazio: Reina; Patric, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Marusic; Correa, Immobile