Klubi futbollistik ‘Gjakova’ ka njoftuar për vdekjen e një futbollisti të ri që ishte pjesë e ekipit, Elirion Shabanaj. Lajmi është transmetuar nga faqja Gjakova Sot. Elirioni ndërroi jetë në moshën 17-vjeçare.
Njoftim
Njoftojmë të gjithë dashamirët e klubit dhe futbollistët e të gjitha gjeneratave se sot ndërroi jetë në moshën 17-vjeqare futbollisti ynë ELIRION SHABANAJ i cili ishte shembull për të tjerët si djalosh i diciplinuar por edhe futbollist shumë i talentuar i Kf.Gjakova.
Ngushëllime familjes Shabanaj
K.F Gjakova