Mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba nesër do njoftojë se në fund të sezonit do largohet nga “Allianz Arena”.
Sipas Bild, austriaku ka vendosur të provojë një aventurë tjetër larg Bundesligas, përcjellë lajmi.net.
Alaba prioritet e ka kalimin te Real Madridin, skuadër me të cilën thuhet se ka arritur marrëveshje për katër vitet e ardhshme me vlerë 12 milionë euro për sezon.
Por, Bild, raporton se Alaba gjithashtu tani është i hapur për kalimin në Premierligë, ku kërkohet nga top klubet evropiane, si Chelsea, Liverpool dhe Manchester City.
Ndërkohë, edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano njoftoi se kontrata e Alaba me Realin është gati dhe mungon vetëm nënshkrimi.
Derisa, klubet e tjera janë duke provuar t’ia ndryshojnë mendjen lojtarit, që ëndërron të jetë në fanellën e “Los Blancos”.