Keto dite nuk ka ndodhur asgje e re! Populli ka votuar me 2014, me 2017 edhe me 2019 kunder atyre qe bene vjedhje industriale te votave me 2010, qe e katandisen vendin per ta shnderruar ne turp te Evropes dhe qe u veteprezantuan ne opinion si pronto!
Me 2014 udheheqja e LDK-se i kerkoi votat e popullit per rrezimin e kesaj strukture parashtetrore, por pa kaluar shume i manipuloi ato vota dhe i dergoi pikerisht ne sherbim te saj! Une mendoj se nuk ka qene e domosdoshme te hynte LDK-ja ne qeveri asokohe!
Kurre nuk do t’i harroj imazhet e njerezve shpresethyer neper stacione te autobuseve qe iknin ne Evrope si rezultat i nje veprimi te tille ne vitin 2014!
Me 2017, LDK e demtuar nga nje politike dhe koalicionim i tille, prape i kerkoi votat per te luftuar Pronton. Edhe me 2017, populli votoi kunder Prontos, por qeverine e formoi PAN-i me nje pakice shqiptare duke iu falenderuar manipulimeve me interpretime ‘kushtetuese’. LDK qendroi ne opozite dhe filloi kendelljen nga dëmet qe kishte shkaktuar veprimi katastrofik i 2014-es.
Me 2019, kendellja vazhdoi dhe u forcua duke u unifikuar rreth nje kandidati per kryeminister dhe nje uniteti te formuar rreth idese se luftimit te Prontos. LDK-ja asokohe ishte bartesi kryesor i deshires se popullit per nje Kosove normale dhe evropiane! Per here te trete populli votoi bindshem kunder hajnise! Pas zgjedhjeve u formua Qeveria e Shpreses. Qeveri e shpreses se popullit! Pa kaluar dy muaj, udheheqja e LDK-se e perdori voten e popullit per te rrezuar Qeverine e Shpreses! Mos te harrojme se qeveria e shpreses nuk ka qene vetem e VV-se, ka qene poaq ose me shume, e LDK-se! Edhe ketu me mire do te ishte te mos hynim ne qeverine e re! Tashme LDK-ja pernga veprimet e veta nuk dallonte me nga PAN-i dhe madje i mori mbi vete gjynahet e prontos (sepse PDK-ja me shpejtesi dhe me sukses po ikte nga nje imazh i tille per vete). Disa ne LDK filluan te luanin te fortin – nje sjellje kjo atipike per partine e Presidentit Rugova. LDK prap u bashkua me PAN-in e kunder popullit.
Mirepo, kesaj radhe populli nuk iku ne Evrope por mbeti ketu edhe na priti te kutija e votave!
Prandaj, debakli qe ka ndodhur keto dite nuk eshte asgje e re: eshte vazhdim i votes se meparshme, por kesaj radhe ME LUKAQ TURINJVE – qysh e thote populli.
Pra, ajo qe ka ndodhur eshte se udheheqja e LDK-se eshte shkeputur nga populli. Do ta beje nje digresion te vogel: ne kthim nga Konferenca e Parisit ne mars 1999, ministria e jashtme franceze i thone Presidentit Rugova se do te ishte mire te qendronte ne France sepse po fillonte lufta. Ai u kishte thene “ku populli aty edhe une”. Poashtu e di sa e sa here diplomatet perendimor ka folur per kokefortesine e Presidentit Rugova qe degjonte popullin e jo deshirat e tyre, per shembull kur i kerkonin te hynte ne zgjedhjet e Jugosllavise ne kohen e qeverise se Paniqit ne Serbi!
LDK-ja e sotme nuk eshte me popullin.
Prandaj nuk e ka voten popullore. Nuk e ka kuptuar kjo udheheqje se si ka votuar populli ne dekaden e fundit! Apo mbase nuk i ka interesuar. Epo kush nuk merr vesh duhet me leshu rrugë! Ne te vertete, tash populli ka hapur nje rruge te re – large rruges se te forteve te LDK-se.
A do te mund te kendellet LDK? PO! Nese sinqerisht kthehet ne rrugen e Rugoves, ne rrugen e mendjes, ne rrugen e popullit! LDK-se nuk i kane hije muskujt! Nuk mund ti tregohet popullit cka eshte shteti – por duhet degjuar prej tij me shume kujdes. Amerika e madhe thote: prej popullit, me popullin, per popull! Nuk kemi nevoje ne Kosova e vogel me zbulu ujin e nxehte ne teorine e shtetit! Sado demode qe te duket, rri me popull, trus e degjoje si po frymon populli – nese pretendon se je njeri i partise se Presidentit Rugova!