Anësori i Real Sociedad, Adnan Januzaj, mezi pret përballjen me Manchester United, për t’u treguar atyre se çfarë u mungon.
Sonte në Europa League, përballen Real Sociedad dhe Manchester United dhe këtë kosovari me pasaportë belge po e sheh si mundësi për t’u treguar Djajve të Kuq “se është ai që i mungon” këtij klubi, raporton Sky, transmeton Klan Kosova.
Januzaj kishte debutuar me United në vitin 2013 kundër Sunderland në Premier League.
“E dua aq shumë Manchester United. Ata janë klubi im i parapëlqyer dhe edhe sot e kësaj dite e ndjek çdo ndeshje të tyre për shkak se e dua klubin”, është shprehur ai.
“Qartë, kur e pashë se do të luajë kundër United kisha emocione të përziera. Por në fund të fundit unë dua që të përballem me ta dhe t’u tregoj se çfarë kanë humbur dhe të tilla gjëra”.
Ai ka thënë se nëse fitojnë sonte kundër United, i kanë gjasat shumë të mëdha për ta fituar Europa League-n.