Florian Marku ka triumfuar mbrëmë ndaj boksierit britanik, Rylan Charlton.
Marku e fitoi këtë meç me një nokaut klasik, duke detyruar stafin e kundërshtarit që ta hedhin peshqirin, shkruan IndeksOnline
Por, Marku pas meçit ka goditur rëndë kampionin e boksit Conor Benn me një deklaratë.
“Unë nuk jam si Conor Benn, i cili zgjedh njerëz që kanë humbur gjashtë, shtatë, tetë herë”, tha Marku për Sky Sports.
“Jo, kundërshtarët e mi janë të pamposhtur. Ata nuk e japin humbjen e tyre lehtë”.
“Unë jam me të vërtetë i lumtur për fitoren time,” tha Marku.