Fjalë Kyçe

Deri tani janë refuzuar 6000 vota të diasporës

Deri tani janë refuzuar 6000 vota të diasporës

Organizata GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Përmes një postimi në Facebook, nga kjo organizatë kanë bërë të ditur se deri sot në mesditë, 21 mijë e 212 votues janë verifikuar, 6 mijë e 401 votues të refuzuar dhe 14 mijë e 811 të aprovuar.

Sipas kësaj organizate, një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit, transmeton Telegrafi.

Në QNR aktualisht është duke u zhvilluar procesimi i të dhënave të formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike, skanimi i listës përfundimtare të votuesve dhe procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës.