Klubi basketbollistik, Vëllaznimi ka zyrtaruzuar transferimin e dy basketbollistëve.
Fjala bëhet për TY Nichols dhe Tiwian Kindley të cilët janë zyrtarizuar si transferimet më të reja të klubit gjakovar, transmeton lajmi.net.
Nichiols rikthehet në Superligë pas një muaji qe u largua, ai ishte pjesë e Ponte Prizrenit per dy sezone me radhë ku pati paraqitje të shkëlqyera për klubin prizrenas.
Nichols vazhdon të jetë asistuesi më i mirë në Superligë edhe pse ka një muaj që është larguar.
Tiwian i gjatë jnë basketbollist me gjatësi 196 cm, ai ishte pjesë e ekipit nga NBA Washington Wizards në ligën verore në sezonën 2018/19. Ai poashtu kishte luajtur 2 sezone në NBA G Legue ku kishte paraqitje të shkëlqyer .
Së fundmi Kendley ishte pjesë e ekipit Jalisco në Meksikë ku ka pasur një mesatare prej 22 Pikëve dhe 4.6 kërcimeve për ndeshje.