Fjalë Kyçe

Policia bllokon një veturë zyrtare

Policia bllokon një veturë zyrtare

Një veturë zyrtare me targat “3Z 233 -11”, është bllokuar sot nga Policia e Kosovës.

Vetura është parkuar në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë, në një zonë ku nuk lejohet parkimi.

Një lexues i portalit Koha.net e ka dërguar këtë foto ku shihet vetura e tipit Golf, veturë zyrtare që Policia i ka vënë bllokadë.

Nuk është hera e parë që Policia bllokon veturat që parkohen në këtë pjesë, e gjithashtu, nuk është hera e parë që zyrtarët keqpërdorin veturat zyrtare për interesa personale.

Policia bllokon një veturë zyrtare