Fjalë Kyçe

LDK pritet që më 14 mars ta zgjedhë kryetarin e ri

LDK pritet që më 14 mars ta zgjedhë kryetarin e ri

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë kuvendin zgjedhor më 14 mars.

Në këtë kuvend zgjedhor do të zgjedhet kryetari i ri i partisë si dhe organet e tjera drejtuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur, sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abarashi, të enjten në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Abrashi ka thënë se disa kandidatura janë bërë publike tashmë por sipas tij ato zyrtarizohen më 14 mars, ditën kur zhvillohet kuvendi zgjedhor.

Pak kohë pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa njoftoi për dorëheqje nga drejtimi i partisë.