Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Wolverhampton Wanderers ka përfunduar me rezultat 4-1.
Rezultati u zhbllokua pasi Dendoncker Deander shënoi një autogol në minutën e 15-të gjatë pjesës së parë, shkruan lajmi.net.
Në pjesën e dytë, Conor Coady barazoi shifrat për Wolves duke shënuar një gol me kokë pas asistimit të Joao Moutinhos.
Gabriel Jesus i dhuroi epërsinë ekipit të drejtuar nga Pep Guardiola dhe më pas Riyad Mahrez e Jesus shënuan përsëri.
Mahrez u vlerësua me notë maksimale, pasi pati ndikim shumë në golin e epërsisë për Cityn.