Ish-futbollisti anglez, Gary Lineker, ka reaguar pas anulimit të golit të Timo Werner.
Werner shënoi në ndeshjen ndaj Liverpoolit në min (23′), por më pas sistemi VAR e anuloi golin, të cilin e cilësoi si pozitë jashtë loje, transmeton lajmi.net.
Por, reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, njëri nga to ishte edhe Gary Lineker.
Lineker shkroi në profilin e tij social, Twitter, që loja po prishet më shumë dita e ditës nga VAR-i.
“Do ta them përsëri, niveli i offside nuk është më i njejtë dhe loja është më e keqe me të”, tha Gary Lineker.
I’ll say it again, level is no longer onside, and the game is worse for it.
— Gary Lineker (@GaryLineker) March 4, 2021