Fjalë Kyçe

“Mani ju lutem”, pamje të reja nga ndërhyrja e Policisë në një restorant në Pejton

“Mani ju lutem”, pamje të reja nga ndërhyrja e Policisë në një restorant në Pejton

Një përleshje mes zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe personelit të restorantit “Extra Fish” në lagjen “Pejton”, në Prishtinë është zhvilluar mbrëmë.

Arsyeja e përleshjes dyshohet se ishte rezistimi që punonjësit e restorantit në fjalë kishin bërë në momentin kur inspektorët kishin shkuar për të shqiptuar gjobë për shkelje të masave anti-COVID.

Gazeta Sinjali mëson se pronarët e restorantit sot kanë parashtruar ankesë në Inspektoratin Policor të Kosovës kundër zyrtarëve policorë për “përdorim të forcës joproporcionale”, ankesë kjo që është pranuar nga ky institucion dhe kanë filluar hetimet.

Gazeta ka siguruar pamje të reja nga intervenimi i Policisë.