Barcelona ka siguruar një penallti në minutat shtesë të pjesës së parë të takimit kundër Paris Saint-Germainit.
Rrëzimi i Antoine Griezmann në zonë e detyroi gjyqtarin kryesor të ndeshjes që të akordonte penallti.
Superylli Lionel Messi e mori përgjegjësinë, mirëpo goditjen e tij e mbrojti portieri Keylor Navas dhe me ndihmën e shtyllës pengoi golin e dytë.
Theksojmë që Kylian Mbappe i kaloi parisienët në epërsi nga pika e bardhë, ndërsa Messi e barazoi rezultatin me një supergol.
Sidoqoftë, po të shënonte nga penalltia, gjithçka do të rihapej në pjesën e dytë.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369752755515064330?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1369752755515064330%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmessi-deshton-nga-penalltia-mbron-navas%2F