Sot luhen dy super përballje në kuadër të Ligës së Kombëve, shkruan Gazeta Alo.
Në ora 15:00, Zvicra e Shaqirit e Xhakës luan kundër Anglisë për vendin e tretë të kësaj gare.
Ndërsa në mbrëmje nga ora 20:45 luhet finalja e madhe ndërmjet Portugalisë dhe Holandës.
Ndeshja e fundit mes këtyre dy ekipeve u zhvillua vitin e kaluar. Holanda e kishte mposhtur me rezultat 0:3 në një miqësore luksi. /Gazeta Alo