Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli ka dhënë dorëheqje nga posti i trajneri te Gjilani.
Rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit kanë bërë që ai ta marr këtë vendim.
Sokoli vetëm se e kishte paralajmëruar largimin e tij, shkruan GazetaOlle.
Ai pas ndeshjes me Dritën ka thënë se do ta shikojë pozicionin e tij në klub.
Konfirmimi i largimit të ti nga klubi pritet të bëhet zyrtare nga klubi në orët në vijim.
Nën drejtimin e tij Gjilani kishte rezultate shumë të dobëta, duke u eliminuar nga Kupa e Kosovës dhe duke mos pasur më gjasa për titull dhe Evropë.