Fjalë Kyçe

Liridon Krasniqi debutoi në humbje me Newcastle Jetsin

Liridon Krasniqi debutoi në humbje me Newcastle Jetsin

Mesfushori kosovar, Liridon Krasniqi, luajti pesë minuta me skuadrën e re.

29-vjeçari Krasniqi debutoi me Newcastle Jetsin në minutën e 85 në humbjen që skuadra e tij e pësoi në udhëtim te Sydney, 2:1, në A-Leaguen e Australisë.

Skuadra e Newcastle Jetsit kaloi në avantazh me golin e Luka Prsos në minutën e 21, ndërsa në pjesën e dytë pranoi dy gola nga kampioni në fuqi i Australisë.

Newcastle Jets është në vendin e parafundit me 11 pikë në 12 ndeshje, kurse Sydney pas 11 ndeshjeve të luajtura ka 18 pikë.

Krasniqi është i huazuar në Australi nga skuadra Darul Ta’zim II.