Fjalë Kyçe

Gazetarja e sportit në Suedi, Franden: Ndeshja ndaj Kosovës e vështirë, ata mund t’i shkaktojnë probleme kombëtareve të mëdha

Gazetarja e sportit në Suedi, Franden: Ndeshja ndaj Kosovës e vështirë, ata mund t’i shkaktojnë probleme kombëtareve të mëdha

Gazetarja e sportit në Suedi, Franden: Ndeshja ndaj Kosovës e vështirë, ata mund t’i shkaktojnë probleme kombëtareve të mëdha

Gazetarja e sportit në Suedi, në mediumin “Aftonbladet”, Johanna Franden beson se ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë do të jetë interesante, ndërsa shton se Suedia është favorite, por edhe Kosova ka shanse për këtë ballafaqim dhe jo vetëm.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndaj Suedisë me 28 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022 që do mbahet në Katar.

Lajmi i ditës në Suedi ishte rikthimi i sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic tek kombëtarja suedeze, pesë vite pasi ai u pensionua nga kjo kombëtare.

Megjithatë, pas shkëlqimit në Serie A në moshën 39 vjeçare, trajneri i kombëtares së Suedisë, Janne Anderson e grumbulloi për tre takimet e radhës ndaj Gjeorgjisë, Kosovës dhe Estonisë.

Gazetarja, Johanna Franden beson se rikthimi i Ibrahimovicit tek Suedia, është lajmi që do të lë në hije gjithçka tjetër.

“Po, gjithçka në lidhje me këtë ndeshje do të ketë të bëjë me Zlatan Ibrahimoviç nga pikëpamja suedeze. Kthimi i tij në ekip është lajmi që do të lë në hije gjithçka tjetër”, tha fillimisht gazetarja Johanna Frändén për ‘GazetaBlic Sport’.

Franden thotë se për kombëtaren e Suedisë ballafaqimi ndaj Kosovës do të jetë i vështirë.

“Ndeshja ndaj Kosovës do të jetë e vështirë. Jo, unë besoj se nuk do të ketë tifozë në lojë, me ta sigurisht do të ishte më argëtuese, por gjithsesi do të jetë një lojë e vështirë. Suedia është favorite, por Kosova është, siç thoni ju, pak e panjohur për ne”, vazhdoi Franden.

Në fund, gazetarja suedeze potencon se “Dardanët” mund t’i shkaktojnë probleme kombëtareve të mëdha në grupin B të kualifikimeve për Kupën e Botës.

“Duhet të them që nuk e di vërtet, por ndjenja ime është se ata mund t’i shkaktojnë probleme një ose dy nga kombëtaret më të mëdha të grupit. Ndoshta jo Spanjës, sidoqoftë”, përfundoi Franden.