Një ndeshje në nivelin e katërt të futbollit bullgar duhej të ndërpritej për shkak të gjyqtarit që u ndoq deri sa u largua nga fusha, pas disa goditjeve nga lojtarët dhe zyrtarët e njëri ekip.
Pamje të pabesueshme, por paksa edhe qesharake kanë ardhur nga nivelet e ulëta të futbollit bullgar.
Aty shihet një gjyqtar, teksa goditet dhe ndiqet derisa largohet nga fusha, nga lojtarët dhe zyrtarët e njërit klub.
An unbelievable moment in the Bulgarian fourth tier 😳
A match was abandoned after the referee was chased from the pitch by players and officials pic.twitter.com/6n4hZSzG2j
— Football Daily (@footballdaily) March 17, 2021
Gjyqtari ndëshkoi një lojtar me kartonë të verdhë dhe kjo bërë që lojtari i ndëshkuar të mos pajtohet assesi.
Përfundimisht, ky karton i verdhë i dhënë bëri që lojtari i ndëshkuar të kërkoj konfrontim me të, duke e goditur fillimisht, por edhe duke nxehur gjakrat e bashkëlojtarëve dhe zyrtarëve të klubit të cilët e ndiqnin duke i kërkuar llogarit.
https://twitter.com/soundnajib/status/1372113845263679490?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1372113845263679490%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fnje-gjyqtar-bullgar-rrahet-dhe-ndiqet-deri-ne-largim-nga-stadiumi-nga-lojtaret-dhe-zyrtaret-e-klubit-pamjet-sa-te-pabesueshme-po-aq-edhe-qesharake%2F
Gjyqtari vendosi ta ndërpresë ndeshjen në minutën e 21-të, por iu desh të largohet jashtë stadiumit pasi shumë persona ishin vënë në ndjekje të tij, në tentim për ta rrahur.
Video është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa komentet janë nga më të ndryshmet.