Organizata të ndryshme të shoqërisë civile në Kosovë kanë nisur një fushatë vetëdijesimi kundër ngritjes së çmimit të energjisë në vendin tonë, me motoj ‘Mos thuaj se kam ditë’.
Qeveria e Kosovës ka riiniciuar projektin për ndërtimin e termocentralit të ri, por termat e kontratës me operatorin i cili do të bëjë ndërtimin e centralit, parashohin që një pjesë e barrës së ndërtimit të bie mbi konsumatorët kosovarë, gjegjësisht një rritje e çmimit të energjisë elektrike prej ditës së parë të fillimit të punimeve.
Sipas parashikimeve, do të ketë një dyfishim të çmimit të energjisë krahasuar me sa paguajnë tani konsumatorët kosovarë. Kështu sipas një përllogaritje për një faturë me konsum mesatar 315 megavatë në muaj, aktualisht një familje paguan me çmim 6 cent për KWh, apo 18.75 euro. Por kjo kosto pritet të rritet në të ardhmen me vendosjen e çmimit 11.5 centë për KWh, gjegjësisht 36 euro për të njëjtën sasi konsumi në muaj prej 315 megavatësh.