Fjalë Kyçe

Zymer Bytyqi nuk heq dorë nga Kosova: Jam në formë të lartë dhe i gatshëm kurdo që më fton vendim im

Zymer Bytyqi nuk heq dorë nga Kosova: Jam në formë të lartë dhe i gatshëm kurdo që më fton vendim im

Sulmuesi i Konyaspor, Zymer Bytyqi është deklaruar lidhur me listën e fundit të zgjedhur nga Bernard Challandes.

Pavarësisht që Bytyqi është duke shkëlqyer në Superligën Turke, ku kaloi në janar, çuditërisht nuk ishte në listën e Bernard Challandes, shkruan lajmi.net.

Drejtori i Kosovës, Muharrem Sahiti për lajmi.net, konfirmoi se Bytyqi ishte në listën e gjerë, por pastaj ishte vendimi i selektorit që të mos ftohet në ndeshjet e muajit mars.

Lidhur me këtë çështje edhe lojtari ka konfirmuar se ka pranuar ftesë nga Kosova para pak ditëve dhe është njoftuar se është në listën e gjerë, por pastaj nuk ishte në atë përfundimtare.

Bytyqi për “Gazetën Olle” nënvizoi se e respekton vendimin e përzgjedhësit dhe se është plotësisht i gatshëm të vijë për “Dardanët” kur do që e ftojnë.

“Unë kam marrë disa ditë më parë një ftesë që jam në listën e gjerë, por në atë përfundimtare nuk e kam parë vetën”.

“Është vendim i trajnerit të cilin e respektoj, por krejt çfarë mund të them është se jam në formë të lartë dhe i gatshëm kurdo që më fton vendi im që të vijë”, deklaroi sulmuesi.

Ndërkohë, Bytyqi ndoshta do jetë i ftuar këto ditë, ngase Ligue 1 ka ndaluar lojtarët t’i bashkohen Kombëtareve, që nënkupton se yjet si Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Bersant Celina nuk do lejohen për ndeshjet ndaj Lituanisë dhe Suedisë, andaj në listë mund të pranohen edhe tre lojtarë./