Nuk ka nisur mbarë grumbullimi i Kosovës për tri ndeshjet e këtij muaji. Stërvitja e paraparë të mbahej nga ora 16:00 në fushën e Kampit Nacional Edukativ të FFK-së në Hajvali, është anuluar. Në të vërtetë fillimisht ishte planifikuar që stërvitja të mbahej nga ora 19:00 në “Fadil Vokrri”, por për shkak të motit stërvitja u zhvendos në Hajvali.
Por as atje nuk është mbajtur.
“Stërvitja e Kombëtares së Kosovës e paraparë për orën 16:00 në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali është anuluar. Ndonëse fusha në kamp është pastruar nga bora, vonesat në linjat ajrore për shkak të motit të ligë dhe ardhja me vonesë e futbollistëve në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, kanë bërë që përzgjedhësi Bernard Challandes të vendosë për rigjenerim dhe stërvitje fitnesi të ekipit në hotel ‘Emerald’”, ka njoftuar FFK-ja