Fjalë Kyçe

Çeku për medaljen e artë të Gjakovës: Sportistët vazhdojnë të jenë ambasadorët tanë më të mirë

Çeku për medaljen e artë të Gjakovës: Sportistët vazhdojnë të jenë ambasadorët tanë më të mirë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thënë se sportistët vazhdojnë të mbeten ambasadorët më të mirë të vendit, duke uruar xhudisten Nora Gjakova për fitimin e medaljes së artë në Tbilisi.

Çeki shtoi se dikasteri që ai drejton do të vazhdojë të jetë përkrah dhe në mbështetje të sportistëve.

“Xhudistet e Kosovës sërish me medalje, flamuri ynë këtë herë u ngrit në Gjeorgji. Urojmë xhudisten Nora Gjakova, e cila në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji u stolis me medalje të artë. Përgëzime edhe për trajnerin Driton Kuka, tërë përfaqësuesen e Kosovës në xhudo dhe federatën. Ky sukses, përveç formës së lartë të Norës, është tregues edhe për standardin e xhudos në Kosovë. Sportistët vazhdojnë të jenë ambasadorët tanë më të mirë. Falë tyre simbolet tona shtetërore depërtojnë edhe në vendet që akoma nuk e kanë njohur shtetin tonë. Ministria do të vazhdojë të jetë përkrah dhe në mbështetje të sportistëve tanë”, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie.