Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur me humbje aventurën në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” pësuan disfatë në ndeshjen e parë kundër Suedisë me rezultat 0:3 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka kërkuar falje pas ndeshjes në një prononcim të shkurtër.
“Filluam lojën dhe gjysmëgabimet nuk falen. E filluam lojën sikurse me 1:0. Edhe unë humba një rast që do të barazohej rezultati. Në emrin tim i kërkojë falje të gjithëve”, ka thënë Vedat Muriqi për Supersport Kosova, përcjell Zeri.info.
Kosova ndeshjen e radhës luan në udhëtim te Spanja më 31 mars.