Juventus thuhet se është i vendosur të nënshkruajë me mesfushorin e Sassuolos, Manuel Locatellin dhe do të veprojë së shpejti për shkak të interesit në rritje nga disa skuadra.
Tuttosport raporton se Zonja e Vjetër është përqendruar në ndërkombëtarin italian, i cili ka shkëlqyer gjatë kohës së tij me Neroverdi.
Locatelli u transferua nga Milano në Sassuolo si huazim në gusht të vitit 2018 dhe më pas përfundoi një transferim të përhershëm përpara edicionit 2019-20.
Mesfushori ka bërë përshtypje në Mapei Stadium aaa ka fituar një vend në skuadrën e Italisë që udhëhiqet nga Roberto Mancini, duke shënuar golin e tij të parë për Azzurrin në Kualifikimin e Kupës së Botës kundër Bullgarisë të dielën.
Zhvillimi i 23-vjeçarit te Sassuolo ka ngjallur interes nga skuadra të tjera evropiane dhe vlera e lojtarit është rritur.
Gazeta pretendon se Juventusi do të lëvizë për ish-Rossonerin dhe shpreson të marrë shërbimet e tij sa më parë, veçanërisht me Kampionatin Evropian që po afrohet.