Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se është i ngazëllyer për lojën e sotme në mes të kombëtares sonë me atë të Spanjës.
Me anë të një shkrimi në Twitter, Kurti ka thënë se është i ngazëllyer për ekipin që përfaqëson Republikën e Kosovës, duke ju thënë që të kthen në shtëpi fitimtarë.
“Dy shtete, Kosova dhe Spanja do të luajnë për kualifikimet për Kupën e Botës sonte dhe unë jam i ngazëllyer për ekipin tonë, që përfaqëson Republikën e Kosovës. Mos lejoni asgjë të ju shpërqëndrojë, na bëni krenar dhe ejani në shtëpi fitimtarë”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe Kosova luan sonte ndeshjen ndaj Spanjës me fillim nga ora 20:45.
Më poshtë postimi i Kurtit.
Two states, Kosova and Spain, are playing in the #WorldCupQualifiers tonight and I am excited about our team, representing the Republic of Kosova.
Don’t let anything distract you, make us proud and come home victorious. pic.twitter.com/L4A7RNx6hE
— Albin Kurti (@albinkurti) March 31, 2021