Maqedonia e Veriut e ka mposhtur Gjermaninë me rëzultat 2:1.
Në golat e shënuar nga Maqedonia e Veriut, ishin mesfushorët shqiptarë Enis Bardhi dhe Arijan Ademi që asistuan, njofton Klan Kosova.
Bardhi asistoi në golin e epërsisë të shënuar nga Goran Pandev (45’+2) derisa Ademi në atë të fitores që e realizoi Elif Elmas (85’).
Me këtë fitore, Maqedonia e Veriut ngrihet në pozitën e dytë në tabelë me gjashtë pikë, sa i ka edhe Gjermania që është e treta. Ndërkohë, grupit i prinë Armenia me nëntë pikë pasi më herët e mposhti edhe Rumaninë (3:2).