Bayern Munich ka vendosur të mos ia vazhdojë kontratën mbrojtësit të vet, Jerome Boateng, në një përpjekje për ta ndryshuar repartin e mbrojtës tashmë të moshuar.
Jerome Boateng do të largohet nga Bayern Munich falas gjatë kësaj verë, pasi klubi gjerman ka vendosur të mos e vazhdojë bashkëpunimin me të, sipas Kicker, transmeton Gazeta Express.
Bordi i drejtorëve të kampionit gjerman ka vendosur të mos i ofrojë atij zgjatje të kontratës.
Prandaj, Boateng do të jetë në dispozicion të klubeve evropiane që kërkojnë mbrojtës me përvojë.
Largimi i tij dhe i partnerit të tij në mbrojtje David Alaba do të shënojë ndryshimin e madh në mbrojtjen bavareze, pasi Bayerni synon të ketë lojtarë të rinj në mbrojtje.
Bayerni e ka siguruar tashmë mbrojtësin e talentuar 22-vjeçar të RB Leipzig, Dayot Upamecano, dhe pritet të afrojë mbrojtës të tjerë në verë.