Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci është shëruar nga COVID-19.
Bonucci doli pozitiv me COVID-19 në fillim të muajit derisa ishte duke bërë detyren me Kombëtaren e Italisë, transmeton lajmi.net.
Pos tij, disa lojtarë të tjerë kishin dal pozitiv, mirëpo Bonucci tani është shëruar dhe këtë e kanë konfirmuar “Bianconerët” përmes një komunikate.
“Leonardo Bonucci bëri dy testime me COVID-19 që dolën negativ. Lojtari do t’i bashkohet skuadrës nesër”, shkruhet në komunikatë.
Për momentin vetëm Federico Bernardeschi është i vetmi lojtar pozitiv me COVID-19.