Akil Gjakova ka kaluar në çerekfinale në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Akili arriti që ta mund me ippon në rrethin e tretë gjermanin, Anthony Zingg, për t’iu afruar edhe më shumë medaljes në Lisbonë.
Ai rrethin e parë e kaloi pa luftë, derisa me ippon e mundi në atë të dytë izraelitin, Ido Levin, duke e përplasur përtokë, raporton Gazeta Alo.
Akili, në çerekfinale do të luftojë me fituesin e duelit mes Mogushkov vs Karapetian.