Gazetarja e sportit Qëndresa Krelani ka thënë se Ballkani ka një skuadër të mirë në veçanti me fazën e mesfushës.
Ajo ka thënë se Ballkani në mesfushë ka pesë yje, ndërsa ka vlerësuar punën e Bledi Shkëmbit.
“Ballkani ka një skuadër sidomos mesfushën e ka me pesë yje dhe çdo trajner do të dëshironte t’i kishte. Bledi Shkëmbi është një trajner i qetë me të cilin secili lojtar do të dëshironte të punonte”, ka thënë Krelani në emisionin Sporti Total të KTV-së.