Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka humbur ndeshjen kualifikuese për Euro 2022.
Të mërkurën mbrëma në Prishtinë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Kosova u mposht nga Mali i Zi me rezultatin 27:22.
“Dardanët” përkundër humbjes, djemtë tanë shfaqën ndeshje të madhe.
Kosova zhvilloi një ndeshje të fortë dhe të pakompromis deri në minutat e fundit.
Djemtë tanë kanë shfaqur vlera ndaj malazezëve që paraqiten në nivele të larta evropiane.
Me këtë rast “ëndrra” e Kosovës për t’u kualifikuar në “EURO 2022” janë zbehur.