Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Van Dijk është duke u ndjerë më mirë, por pranoi se ka kohë akoma për një rikthim të mundshëm.
Van Dijk së fundmi ka publikuar një video në llogarinë e tij zyrtare, ku shihet se ai tani edhe është duke vrapuar, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, holandezi po punon vetëm, i ndarë nga pjesa tjetër e grupit dhe këtë gjë e ka komentuar edhe Klopp.
Dhe i pyetur për gjendjen e qendërmbrojtësit gjatë konferencës së tij për shtyp para Manchester United, Klopp tha: “Nuk kam fjalë të mjaftueshme angleze për të përshkruar të njëjtën gjë çdo herë. Po, ai po vrapon – Hendo po vrapon, Joe po vrapon, Joel po vrapon. Imagjinoni se ata nuk do të ishin në gjendje të vraponin për momentin, kjo do të ishte me të vërtetë keq”.
Klopp ka thënë se një lojtar i cili ka pësuar lëndim afatgjatë, duhet të kalojë nëpër disa faza në mënyrë që ai të kthehet në fushë me pjesën tjetër të grupit.
Të dielën, Liverpool do të luajë ndaj ‘Djajve të Kuq’ me vetëm një qëllim në mendje: 3 pikët.