Fjalë Kyçe

Morina: Në Suharekë është kënaqësi të luash futboll

Morina: Në Suharekë është kënaqësi të luash futboll

Arbëria e ka mposhtur Ballkanin 3:2 në Suharekë të enjten gjatë ditës dhe ka bërë ndryshime të mëdha në tabelë. U ngjit në vendin e tetë, në zonën e barazhit, duke e rrëzuar një vend më poshtë Trepçën ’89. Që të dyja ekipet kanë nga 36 pikë.

Ndërkohë, Ballkanin e ka ndalur në luftën për titull kampioni. Ballkani me këtë disfatë ka 67 pikë, pesë më pak se Prishtina lidere dhe dy më pak se Drita e vendit të dytë.

“Në Suharekë është kënaqësi të luash. Një ambient i mirë kundër një ekipi që ka bërë revolucion në futbollin tonë. Ne kemi qenë më pak të ngarkuar dhe e kemi shfrytëzuar këtë por po tregojmë papjekuri në lojë në raste. Kemi lojtarë të lënduar dhe me kartonë. Ajo që e ka karakterizuar Arbërinë nga fillimi është se të gjithë e japin 100% nga vetja dhe japin më të mirën për t’i mbrojtur ngjyrat e klubit”, theksoi pas ndeshjes Morina