Kombëtarja e Kosovës në hendboll zhvillon sot ndeshjen e rëndësishme me Poloninë.
Kosova takohet me Poloninë në ora 20.00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Për Kombëtaren tonë është ndeshja e parafundit e fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”.
Pas fitores ndaj Izraelit dhe kualifikimit në Botëror, është koha për tjetër kapitull të madhërishëm.
Sporti po i sjell lavdi shtetit, le të jetë kështu edhe sonte, kur na pret ndeshja e rëndësishme me Poloninë.
Ta kthejmë në festë takimin që zhvillohet nga ora 20.00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Me lojë me zemër dhe përkrahje nga tribunat, është e mundur. /Gazeta Alo