Pas vdekjes së një italiani në një aksident automobilistik, kanë marrë dëmshpërblim gruaja, me të cilën kishte një fëmijë, por edhe e dashura e tij me të cilën kishte një lidhje jashtë martesore.
Mediet e huaja shkruajnë se italiani 39-vjeçar, humbi jetën në një aksident në vitin 2020. Në momentin që trupi ishte transportuar në morg, gruaja e tij kishte shkuar me pushime dhe ishte e dashura e tij që njohu viktimën.
Në këtë moment e dashura e të ndjerit kërkoi të drejta, duke përmendur lidhjen e tyre dhe planet që kishin për të ardhmen.
“Ajo ishte e lidhur me këtë burrë dhe kishin plane për krijimin e një jete sëbashku”, tha avokati mbrojtës i zonjës.
Më tej ajo shtoi se 39-vjeçari italian kalonte tre ditë me të dhe katër me familjen e tij, duke përforcuar faktin se edhe ajo meritonte të dëmshpërblehej për humbjen e tij.
Në përfundim ajo ka mundur të marrë dëmshpërblim, por nuk dihen shumat që kanë përfituar dy zonjat.