Roma ka fituar ndeshjen ndaj Lazios me rezultat të pastër 2:0 në kuadër të javës së parafundit në Serie A.
Mkhitaryan shënoi golin e parë në minutën e 42-të të ndeshjes.
Kurse, Pedro e vulosi fitoren në minutën e 78-të.
Vedat Muriqi ishte startues duke luajtur për 59 minuta, por nuk la ndonjë shenjë.
Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 61 pikëve në vendin e shtatë, kurse Napoli mbetet i gjashti me 67 pikë.