Prishtina ka triumfuar pas tetë vjetësh në Superligën e Kosovës në futboll.
Kryeqytetasit u shpallën kampion pas fitores 1-2 në udhëtim te Gjilani me ç’rast siguaruan pozitën e parë në tabelë një xhiro para fundit.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi që aktualisht drejton Gjilanin ka thënë se lojtarët e Prishtinës “nuk e dinë çfarë është të marrësh pagën me datën 1.
Duke folur për këtë situatë, Munishi ka lavdëruar lojtarët kryeqytetas.
“Futbollistët e Prishtinës nuk e dinë çka është me marrë rrogën me datën 1. Futbollistët kanë marrë premio të mira. Mendoj kjo ka qenë menaxhimi i kësaj situatë. Mos me marrë paga dhe mu shpall kampion është për çdo lëvdat”, ka thënë Munishi në Ekipi A, përcjell Demokracia.
Ky është trofeu i 11-të për Prishtinën në histori të klubit.