Trajneri i Francës, Didier Deschamps, do ta thërrasë Karim Benzema në skuadrën e tij me 26 persona për Euro 2020, pavarësisht se sulmuesi përballet me gjyqin për shantazh të pretenduar.
Burimet i thanë ESPN se Benzema nuk e humbi kurrë shpresën për të luajtur përsëri për Francën dhe se ai gjithmonë e kishte ndjerë se mund të sillte diçka për ekipin.
Sulmuesi i Real Madrid dyshohet të ketë bërë presion ndaj Valbuena në 2015 duke paguar shantazhues të cilët kërcënuan të zbulonin një video intime në të cilën paraqitej Valbuena, raporton Sun, transmeton KlanKosova.tv.
Benzema do të dalë në gjyq nga 20-22 tetor me akuzën e bashkëpunimit në përpjekje për shantazh por ai mohon çdo akuzë.
Euro 2020, i pezulluar nga vera e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, fillon më 11 qershor. Franca është në Grupin F së bashku me Hungarinë, Portugalinë dhe Gjermaninë. Benzema është paraqitur 81 herë për Francën dhe ka shënuar 27 gola.