Një çikliste që përpiqej të shkrepte një selfie në sfondin e një transmetimi të drejtpërdrejtë të lajmeve në MSNBC, përfundoi duke u rrëzuar live në TV kombëtar.
Gazetari, Guad Venegas, po raportonte live mbi udhëzimet për COVID-19 nga një plazh në Santa Monica të Kalifornisë, kur çiklistja u shfaq në sfondin e xhirimit.
Videoja tregon se si ajo ngre celularin më njërën dorë në përpjekje të dukshme për të bërë një selfie, por shpejt humbet ekuilibrin dhe bie në tokë.
“Për fat të mirë, ajo ishte në gjendje të ngrihej dhe të largohej nga aty”, shkroi Venegas në Twitter.
The unfortunate moment a bicycle rider fell on Live TV @MSNBC Thankfully she was able to get up and ride away. pic.twitter.com/VvH7IpFo8l
— Guad Venegas (@Guadvenegas) May 17, 2021