Fjalë Kyçe

Elon Musk kërkon vendosje të shpejtë në Mars, para se njerëzimit të zhduket krejtësisht

Elon Musk kërkon vendosje të shpejtë në Mars, para se njerëzimit të zhduket krejtësisht

“Filtri i Madh” të cilit Musk i referohet, eshte idea e Enrico Fermi, sipas së cilës prej masës dhe moshës së universit, me shumë gjasa ka ekzistencë aliene më të avancuar se e jona.

Pronari miliarder i grupit hapësinor SpaceX dhe kompanisë Tesla, Elon Musk, ka paralajmëruar se njerëzimi duhet të nisë sa më shpejt kolonizimin e planetit Mars për t’iu shmangur paradoskit të “Filtrit të Madh”, kur e gjithë jeta siç ne e njohim, do të zhduket nga toka, shkruan TopChannel.

Elon Musk thotë se njerëzit duhet të vendosen në Mars si një nga mënyrat e pakta për të bërë specien tonë të mbijetojë në terma afatgjatë, transmeton lajmi.net.
Sipërmarrësi thotë se aftësia për të jetuar në planete të tjerë është thelbësore për t’u mbrojtjur nga zhdukja e jetës në Tokë.

“Filtri i Madh” të cilit Musk i referohet, eshte idea e Enrico Fermi, sipas së cilës prej masës dhe moshës së universit, me shumë gjasa ka ekzistencë aliene më të avancuar se e jona.

Shkencëtarët argumentojnë se ne nuk kemi takuar ende jetë më të avancuar, pasi kur një civilizim arrin një masë të caktuar, përfundon duke zhdukur veten e tij me anë të katastrofave natyrore ose luftërave.

Prandaj Musk, kreu i grupit hapësinor SpaceX, thotë se zgjidhja e vetme është udhëtimi drejt planetevë të tjerë me anijet e tij.

Afrikano-jugori 49-vjeçar shkruante në rrjetet sociale: “SpaceX do të jetë duke ulur anijet e saj me njerëz në Mars para vitit 2030. Besoj se arritja në Mars nuk është çështja themelore. Kryesorja është ndërtimi i bazës njerëzore atje, i qytetit njerëzor të vetëmjaftueshëm në Mars”.

Më herët ai ka treguar sesa i vështirë është dominimi i kozmosit.

“Është shumë i vështirë e i rrezikshëm, nuk është për ata me zemër të dobët. Ka shumë shanse të vdesësh, por është shumë e lavdishme kur ia arrin”.

Mes ideve të Musk për jetën në hapësirë janë kolonizimi i vendndodhjeve të largëta, qytetërime nën kupola të xhamta, apo dhe ndryshimi i tërë atmosferës së një planeti.

“Vetëm tani, 4.5 miliardë vjet pas krijimit të tokës, (udhëtimi drejt Mars) është i mundshëm. Sesa kohë do të qëndrojë hapur kjo dritare kohore për të arritur Marsin, nuk është e qartë, ndoshta për gjatë, ndoshta jo. Ja përse ne duhet të veprojmë tani,” shkroi Musk në fundjavë.