Një peshkatar nga Murmansku ka tërhequr vëmendje të madhe me fotografitë e tij, duke shfaqur krijesa të frikshme që ka gjetur në ujë.
Roman Fedortsov është një nga yjet më të mëdha të Rusisë në Instagram. Megjithatë, ka pak gjasë që ai të jetë i njohur në publik. Ai madje rrallë mund të shihet në tokë. Detari me përvojë të gjatë tani po endet dikund nëpër Detin Barent, ku po zhvillon një ekspeditë tremujore, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.
Fedortsov dhe ekipi i tij i lëshojnë rrjetat në ujë zakonisht për të zënë karkaleca deti ose lloje tjera gjallesash që përdoren për ushqim, por nganjëherë befasohen më atë që shohin, kur i nxjerrin rrjetat nga uji. Më poshtë po i paraqesim disa nga krijesat më të çuditshme që ka fotografuar marinari.