Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është martuar me të dashurën e tij në një ceremoni sekrete mëngjesin e së shtunës.
Johnson, 56-vjeçar, i ndërruan unazat me Symonds, 33-vjeçare, në një katedrale në Westminster, përpara familjes së ngushtë dhe miqve, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
I pari i ekzekutivit britanik bëhet kryeministri i parë që martohet në këtë pozitë, që prej 1822’ës.
Lista e mysafirëve e ceremonisë përbëhej prej 30 personave.