Fjalë Kyçe

Chelsea shpallet kampion i Evropës në futboll

Chelsea shpallet kampion i Evropës në futboll

Skuadra e Chelseat e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21. Në finalen e luajtur në stadiumin “Estadio do Dragao”, Chelsea ka mposhtur kampionin e Premier Leagues, Manchestet Cityn me rezultatin minimal 1:0.

Golin e fitores për Chelsean e shënoi mesfushori gjerman Kai Havertz në minutën e 43-të pas asistimit të Mason Mountit.

Për Chelsean, ky është trofeu i dytë i Championsit në histori të klubit, pasi të parin e fitoi në vitin 2012.

Mesfushori gjerman Kai Havertz e ka kaluar në epërsi Chelsean ndaj Manchester Cityt ne finalen e Ligës së Kampionëve. Havertz shënoi në minutën e 43-të pasi mori top nga Mason Mount dhe kaloi portierin Ederson për të shënuar në portën e zbrazët. Për Havertzin, ky është goli i parë këtë sezon në 12 ndeshje të luajtura në Champions.