Kombëtarja e Italisë ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Turqisë.
Goli për Italinë erdhi nga një autogol i Merih Demiral në min 53’ pas një goditje të fuqishme nga Domenico Berardi, raporton lajmi.net.
‘Azzurët’ ishin dominues gjatë tërë ndeshjes dhe më në fund ja dolën ta thyejnë mbrojtjen e Kombëtares Turke.
Me këtë gol të Italisë tani pritet të shohim lojë edhe më të mirë, pasi Turqia nuk do të pajtohet asesi me këtë rezultat.